Emir Sahiti shënon dhe i siguron tre pikë Hajdukut ndaj Dinamo Zagrebit

Emir Sahiti e vendosi derbin në mes Hajduk Splitit dhe Dinamo Zagrebit që u zhvillua në kuadër të javës së dhjetë.

Super dueli nisi me një ritëm të kujdesshëm, me dy skuadrat që ishin në dijeni për cilësitë e njëra-tjetrës.

Pjesa e parë përfundoi pa ndonjë aksion serioz, por që në 45 minutat e dytë ishte një pamje krejtësisht tjetër.

Në minutën e 59-të, Emir Sahiti realizoi golin vendimtar, duke ia fituar tri pikë Hajdukut, në derbin e zjarrtë.

Ky ishte goli i dytë deri më tani në këtë sezon për Sahitin, por që ka një peshë të madhe, duke ditur se u shënua në derbi.

Pas javës së dhjetë, Hajduku vazhdon të jetë lider me 21 pikë, tri më shumë se Rijeka dhe pesë më shumë se Dinamo.

 

Standings provided by Sofascore

Rezultatet dhe tabela pas xhiros së në dy grupet e Ligës së Parë

Fushë Kosova pret Prishtinën në ndeshjen e fundit të xhiros së tetë