Emir Sahiti në top formë, shënon në fitoren e Hajdukut

Fantastik Emir Sahiti! Futbollisti i Kombëtares Shpresa, ishte protagonist në triumfin 2-0 që skuadra e Hajdukut arriti ndaj Slaven Belupos në kampionat.

Shqiptari realizoi golin e parë në minutën e 35-të.

Pas një shpërthimi mjaft të bukur nga mesfusha, Sahiti udhëhoqi mjaft bukur topin, teksa me të majtën, goditi saktë duke përshëndetur rrjetën e portierit kundërshtar.

https://twitter.com/AboutHnl/status/1426630003920445448?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1426630003920445448%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-cfare-shperthimi-nga-mesfusha-sahiti-realizon-gol-te-mrekullueshem-me-fanellen-e-hajdukut%2F

Ky ishte goli i parë sezonal në elitën e futbollit kroat me fanellën e Hajdukut, për lojtarin shqiptar, dhe fitorja e tretë në 5 ndeshjet e kampionatit.

Manaj shënon gol spektakolar në stërvitje, Barcelona shpërndan videon

Vjen reagimi i Rashicës pas debutimit në Premier League