Emir Sahiti mund të kalojë te Torino

Emir Sahiti është lojtari më i fundit që zyrtarisht do përfaqësojë Kosovën.

Futbollisti i Hajduk Split ka shkëlqyer në muajt e fundit, prandaj me plotë meritë edhe është ftuar që të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës.

Por, ky nuk është i vetmi lajm i mirë për Sahitin, ngase raportohet që skuadra italiane, Torino është e interesuar për shërbimet e tij.

Në fakt, trajneri i Torinos, Juric i admiron karakteristikat e lojtarit dhe do provojë ta transferojë këtë afat dimëror, kështu se paku raporton “Germanijak”.

Ndërkohë, te Torino gjenden edhe Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda.

Dukagjini sot i kthehet stërvitjeve për pranverën e zjarrtë

Genoa e Shevchenkos vihet pas Veton Berishës