Emir Sahiti fiton Kupën e Kroacisë me Hajdukun e Splitit

Hajduku i Splitit fiton Kupën e Kroacisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të tetë në histori. Skuadra e drejtuar nga Ivan Leko, mposhti 2-0 Sibenik në finalen e zhvilluar në Rijeka.

Hajduku shënoi me anë të Jan Mlakar në minutën e tretë, por VAR-i anuloi golin e sulmuesit slloven. Goli i parë u realizuar nga mbrojtësi Dario Melnjak në minutën e 62’.

Ndërkohë, Hajduku gjeti edhe golin e qetësisë në minutat shtesë. Falë një penalltie të saktë të kapitenit Marko Livaja.

Emir Sahiti, i cili debutoi me Kosovën qershorin e vitit të kaluar, luajti 80 për skuadrën fituese. Pjesë e Hajdukut është edhe dardani tjetër, Elvis Letaj, i cili e ndoqi takimin nga stoli.

2 Korriku kampion në Ligën U17 për herë të gjashtë radhazi

Real Madridi merr fitore me shumë vuajtje ndaj Rayo Vallecanos