Përkundër rezultateve jo shumë pozitive, Klubi Futbollistik ‘Ulpiana’ është duke e shijuar sezoni në Superligën e Kosovës.
Mbrojtesi anësor i skuadrës, Gentian Emini, është shprehur në një intervistë për Gazetën “Sheshi” se lojtarët dhe stafi teknik kanë punuar shumë këto ditë për ndeshjen e së dielës.
‘Edhe pse nuk do të jem i pranishëm në këtë takim për shkak të kartoni të kuq, mendoj se Ulpiana është e gatshme për këtë sfidë’, ka thënë Emini.
Tutje, mbrojtësi ka thënë se presin një rezultat pozitiv të dielën ndaj Ballkanit. ‘Presim rezultat pozitiv, do të na jepte edhe më shumë besim dhe forcë për vazhdimësinë e kampionatit’, është shprehur ish lojtari i Arbërisë.
I pyetur mbi aspektin e përparësisë së ekipit në takimin e radhës, lojtari ka thënë se në këtë ndeshje do të luajnë para tifozëve në ‘Sami Kelmendi’, ku asnjëherë nuk ka munguar përkrahja dhe mbështetja e tifozëve.
‘Së bashku me lojtarët dhe stafin teknik u premtojmë tifozëve se do të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe do të japim gjithçka për t’i mbrojtur ngjyrat e klubit dhe sigurisht për të bërë një paraqitje sa më të mirë në këtë kampionat‘, tha në fund ai.
KF Ulpiana do të luajë ndaj FC Ballkanit të dielën me fillim nga ora 13:00.