Emini operohet me sukses

Kapiteni i Llapit, Benjamin Emini, e ka operuar me sukses ligamentin e gjurit.

Emini kishte pësuar një lëndim në stërvitje, ku pas ekzaminimeve mjekësore ishte konstatuar se kishte pësuar rupturë të ligamentit kryqëzor ACL.

“Pas lëndimit të pësuar në stërvitje e që operimi ishte i pashmangshëm, sot kapiteni i skuadrës, Benjamin Emini e ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjike në gju”, thuhet në njoftim.

“Në vizitë tek kapiteni Emini pas operimit ishte Drejtori i klubit, Muhamet Batatina i cili në emër të kryesisë dhe gjithë stafit i ka dëshiruar shërim të shpejtë si dhe i ka ofruar mbështetje të parezervë nga klubi në këtë sfidë të pa pritur për të”.

Ibrahimovic flet pas nënshkrimit të kontratës profesionale me Bayernin

Bytyqi mund të ndërrojë skuadër, kërkohet nga kampioni i Turqisë