Emini: Kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe zëvendëskapiteni, Benjamin Emini një ditë para ndeshjes derbi me Dritën janë paraqitur në konferencë për media.

Emini tregoi përshtypjet e para në prag të ndeshjes ndaj gjilanasve.

“E dimë që Drita ka një ekip shumë cilësore. Besoj që do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv”, tha Emini.

Poashtu lajm pozitiv për trajnerin Batatina është rikthimi i sulmuesit ganes, Latif Amadu. Latif është i grumbulluar për këtë takim.

Ndeshja e derbi e kësaj jave në Superligën e Kosovës ndërmjet Dritës dhe Llapit, zhvillohet nesër (e shtunë), me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

/Gazeta Olle/

 

Rikthehet Liga e Parë me ndeshjet e xhiros së 15-të, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Dramë e madhe, Trepça fiton derbin ndaj Sigal Prishtinës