Emin Bajrami: Drita e fortë, e mposhtëm me përgatitjen fizike

Trajneri i parë i Hajvalisë në protokoll, Emin Bajrami, ka thënë që përgatitja fizike e bëri diferencën në këtë takim, duke e vlerësuar fitoren kundër Dritës si me meritë.

“Ishte një ndeshje e vështirë sepse Drita ka një skuadër shumë cilësore, por nuk ka pasur fat në ndeshjet e fundit. Por, përgatitja fizike e bëri dallimin dhe mendoj që fituam me meritë”, deklaroi Bajrami për “Supersport”.

Hajvalia fitoi falë golit të Mërgim Pefqelit në minutën e 93-të.