Emery zëvendëson Inzaghin?

Unai Emery për të zëvendësuar Filipo Inzaghin. Sipas të gjitha gjasave do të jetë trajneri aktual i Sevillas ai që do të marrë drejtimin e Milanit sezonin e ardhshëm. Inzaghi nuk bind më dhe Adriano Galliani po lëviz për të bindur 43-vjecarin spanjoll të ulet në stolin e kuqezinjëve.

Drejtuesit e Milanit e kishin bërë një tentativë për Unai Emery edhe gjatë verës së vitit 2014 por në atë periudhë tekniku iberik vendosi të rinovonte kontratën me klubin andaluzian edhe për dy sezone të tjera. Vitin e kaluar Emery fitoi Europa Leaguen me Sevillan ndërsa aktualisht është duke e udhëhequr skuadrën andaluziane drejt një sezoni shumë pozitiv teksa të besuarit e tij pozicionohen në vendin e 5-të ta La Ligas vetëm 4 pikë pas Atleticos ndërsa kanë siguruar edhe kualifikimin në cerekfinalet e Europa League ku do të përballen me Zenitin e Shën Petersburgut.