Emërllahu: Nga një pakujdesi pranuam gol, na mungoi fati në këtë takim

Mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu, ka thënë pas ndeshjes se Ballkanit i ka munguar fati në ndeshjen e sotme ndaj Clujit.

Ballkani u ndal në barazim 1-1, me një gol të pranuar në kohën shtesë.

I riu Emërllahu ka thënë se në ndeshjet e radhës, duhet të kenë kujdes më të madh në fund.

“Besoj që e menaxhuam mirë lojën. Patëm qarkullim. Fati na mungoi. Nga një pakujdesi pranuam gol dhe u barazua rezultati. Na mungoi fati”.

“Performanca ishte e mirë nga të gjithë. Në ndeshjet tjera pres më shumë angazhim dhe kujdes në minutat e fundit”, ka thënë Emërllahu.

Trajneri i Cluj flet pas barazimit në Prishtinë: Ballkani ashtu si ne ka gjasa ta kaloj grupin

Milot Rashica zyrtarizohet nga Galatasaray, klubi turk zbulon edhe pagën e kosovarit