Emërllahu: Ekipi më ka pritur shumë mirë, ftesa e Giresse ka qenë e pabesueshme për mua

Përfaqësuesja e Kosovës sot paradite e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Belfast, për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, që zhvillohet, të shtunën, në orën 18:00.

Për këtë grumbullim trajneri i Dardanëve, Alain Giresse ka grumbulluar disa futbollistë të rinj, kryesisht edhe nga Superliga e Kosovës.

Njëri nga futbollistët e rinj të grumbulluar është edhe Lindon Emërllahu që ka shkëlqyer me Ballkanin gjatë vitit 2022.

Mesfushori i talentuar, Lindon Emërllahu është shprehur i lumtur që iu ka dhënë mundësia të jetë pjesë e Kombëtares.

“Ftesa e Giresse ka qenë e pabesueshme për mua. Të jesh pjesë e Kombëtares është ndjenjë e papërshkrueshme. Shpresoj që edhe futbollistë tjerë të Superligës në të ardhmen të marrin ftesa nga Kombëtarja dhe ta përjetojnë këtë ndjenjë”.

“Ekipi më ka pritur shumë mire, është thjesht një ndjenjë e papërshkrueshme”.

“Secili prej lojtarëve më është afruar, më ka përkrahur dhe më ka pritur jashtëzakonisht mirë. Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur mjaft mirë. Atmosfera është shumë e mirë në grup, si jashtë fushës, ashtu edhe brenda fushës dhe shpresoj në rezultat pozitiv”, ka thënë Emërllahu.

Përfaqësuesja e Kosovës nesër në mëngjes udhëton në Belfast, ku do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së të shtunës. /Gazeta Olle/

Fazliji: Duam të shkojmë në Belfast me synimin për të dhënë maksimumin

Peja – Ylli, përballja kryesore e javës në Superligën e Kosovës në basketboll