Emërllahu: Aq minuta sa do jem në fushë do jap maksimumin, shpresoj të ftohem edhe në të ardhmen

Kosova ka hyrë në “ethet” e fundit të ndeshjes së parë miqësore, atë ndaj Armenisë që do të luhet në orën 18:00.

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës, përkrahë trajnerit ishte edhe mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu, i cili u shpreh shumë i lumtur për këtë grumbullim.

19-vjeçari pranoi se forma e mirë e treguar me Ballkanin në këtë sezon ka bërë që ai të përfaqësoj Kosovën dhe shpreson që në të ardhmen të marrë përsëri ftesën për të luajtur me “Dardanët”.

Minutazhi? Nuk di të them me siguri nëse do të luaj apo sa do të luaj, por di të them se, aq minuta sa do jem në fushë do jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën.

Ndjesia e kombëtares? Është një ndjenjë shumë e bukur, shumë e veçantë dhe shpresoj të jem këtu, i grumbulluar edhe në të ardhmen. Jemi një grup i ri dhe besoj se kjo është pozitive sa i përket të ardhmes.

Lindon Emërllahu ka debutuar me Kosovën pak muaj më parë në sfidën përballë Qipros, e vlefshme për Nations League, në muajin shtator në suksesin e “Dardanëve” me rezultatin 5-1.

Kosova do të luaj ndaj Armenisë të mërkurën në “Fadil Vokrri” përballë Armenisë, ndërsa tri ditë më vonë do të masë forcat edhe me Ishujt Faroe për të mbyllur këtu vitin kalendarik 2022.

Nuk e ftoi Armend Thaqin për miqësoret e nëntorit, sqarohet Alain Giresse

Interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjitha biletat për miqësoren Shqipëri – Itali