Elvis Rexhbeçaj, mesfushori që luan më shumë te Bochumi

Elvis Rexhbeçaj ka qenë startues me Bochumin në 13-të ndeshje deri tani.

Futbollisti që i takon Ëolfsburgut, por është i huazuar te Bochumi, vazhdimisht ka qenë lojtari i preferuar i trajnerit Thomas Reis.

“Trajneri më ka thirrur vazhdimisht në çdo javë dhe dëshironte që unë të besoj në vete. Njësoj si drejtori menaxhues Schindzielorz” , tregon Rexhbeçaj.

Gazeta gjermane “Bild” e ka përshkruar Rexhbeçajn si futbollist që vrapon shumë, është i pranishëm në çdo duel dhe dëshiron që tifozët ta përkrahë skuadrën vazhdimisht.

“Trajneri vazhdimisht tallet dhe më ngacmon duke më thënë se si më kanë stërvitur te Wolfsburgu”.

“Po mundohem të punoj shumë, ta ndihmoj ekipin. Goli do të ishte shumë i mirëseardhur për mua. Por nëse ne vazhdojmë të fitojmë dhe jemi të suksesshëm, nuk kam nevojë të shënojë”, ka thënë Rexhbeçaj.

Bochum mban vendin e 12-të në Bundesliga me 13 pikë.

Ramadani zbulon gjithçka: Nuk jam larguar, Prishtina më ka shkarkuar

FC Prishtina merr jehonë në Bosnje, shkak ardhja e trajnerit Ibrakoviq