Elshani: Sigurisht që ndoshta kemi mundur të bënim më shumë, por ndodhi ajo çfarë ndodhi

Sot u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë.

Feronikeli u mposht me rezultat minimal 1-0, në udhëtim te Gjilani, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i “Industrialistëve”, Faruk Elshani u shpreh se mungesa e lojtarëve e bën të veten.

“Sigurisht që ndoshta kemi mundur të bënim më shumë, por ndodhi ajo çfarë ndodhi. Gjilani ka një ekip shumë cilësore. Në ndeshje të tilla një moment, vendos gjithçka”.

“Pa shënuar gola nuk mund të fitosh ndeshjen, mund të provosh të mbrohesh por pëson goll dhe humbet ndeshjen. Në javët e ardhshme kthehen edhe dy-tre lojtarë nga lëndimet. Fondi i lojtarëve është i varfër por të shohim se çfarë do të ndodhë’, u shpreh për Art Sport Elshani.

Feronikeli mbetet në pozitën e fundit në tabelë me 10 pikë.

/Gazeta Olle/ 

Armando Broja sundon Ligën Premier, super sulmuesi shënon përsëri (VIDEO)

AIBA drejt KOK-ut: Po bëjmë çmos që të gjejmë zgjidhje për ekipin kosovarë të boksit