Elshani për Gazeta Olle: Ballkani skuadër e fortë, ne shkojmë për të arritur objektivat tona

Drenica, është një nga katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll.

E një kundërshtarë gjysmëfinalist, skuadra nga Skenderaj do ta ketë përballë nesër nga ora 13:00, shkruan Gazeta Olle.

‘Shqiponjat e Zeza’, do të luajnë në udhëtim te Ballkani, kampioni vjeshtor i Superligës.

Këtë ndeshje, mesfushori ofanziv i Drenicës, Qemail Elshani e komentoi si mjaft të rëndësishme.

“Pas një fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit dhe fillimit të mirë të kësaj gjysmë sezone, gjatë gjithë javës jemi përgatitur për ndeshjen e radhës ndaj Ballkanit.

Sigurisht, janë një ekip tejet i fortë që e kanë dëshmuar në 6 muajt e parë të kampionatit.

Ne do të vazhdojmë të tregojmë disiplinë në lojë dhe angazhim të madh në çdo ndeshje për të arritur objektivat tona çdo takim”, tha Elshani për gazetën.

Drenica, në pranverë pritet të ketë mjaft punë të vështirë pasi siç dihet nga elita do të largohen direkt katër skuadra

Aktualisht, Drenica gjendet në pozitën e 6-të në tabelë me 24 pikë të tubuara./Gazeta Olle – V.Ibishi

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)