Elshani paralajmëron Llapin për ndeshjen e fundit në Superligë

Feronikeli po luan gjithashtu për ta shpëtuar sezonin. Tre herë kampionët e vendit kanë të grumbulluar aktualisht 41 pikë, vetëm një më shumë se zona e barazhit

Megjithatë, trajneri në detyrë i kësaj skuadre, Faruk Elshani beson se do të arrijnë qëllimin kryesor të mbijetojnë këtë edicion.

“Ne këto ndeshje presioni është i lartë, duke parë edhe gjendjen në tabelë, por në pjesën e dytë ju thash lojtarëve që të jenë të qetë dhe kështu vetëm me qetësi do të arrijmë tek goli”.

“Po në Podujevë do të shkojmë vetëm për pikët maksimale dhe besoj që do të rikthehemi me rezultat të favorshëm dhe do t’i ikim edhe barazhit por edhe rënies nga elita. I besoj skuadrës pasi kemi kualitet, ne jemi për me lartë por ndodhi ajo që ndodhi”, përfundoi Elshani.

Në vikendin e ardhshëm Feronikeli do të jetë mysafir i Llapit në “Zahir Pajaziti”.