Elshani: Kushtet e fushës ishin shumë të këqija, por nuk dua të arsyetohem aspak

Feronikeli është mposhtur me rezultat të thellë në xhiron e nëntë të Superligës.

Skuadra e Faruk Elshanit ka pësuar nga Drenica me rezultat 4-0, shkruan Gazeta lle.

Elshani në intervistën pas ndeshjes për “Artmotion” deklaroi se ndeshja përfundoi pas 45 minutave të parë për skuadrën e tij.

“Kushtet e fushës ishin shumë të këqija, por nuk dua të arsyetohem aspak. Nuk luajtëm mirë, pranuam 3 gola në pjesën e parë, aty edhe përfundoi ndeshja”.

Me fitoren në derbin rajonal me Feronikelin, Drenica bëhet lidere me 17 pikë të grumbulluara në pozitën e parë.

Ndërsa, Feronikeli mbetet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë.

/Gazeta Olle/

Lushtaku: Këta djem meritojnë shumë, prej portierit deri te futbollisti i fundit po shihet që ka një dëshirë

Tetova pas barazimit me Dritën: Rezultati ishte i drejtë dhe jam i kënaqur për këtë