Elshani: Këtu do ta festojmë titullin

Qemajl Elshani është i vëtëdijshëm që Feronikeli nuk e ka fituar ende titullin, por me një fitore festa do të ishte legjitime për skuadrën nga Drenasi.

“Akoma nuk ka përfundu kampionati, por nëse në e fitojmë titullin festa kisha pas dëshirë të ndodhte në Drenas, që ta shijojnë suksesin tonë edhe banorët e Drenasit”, pohoi Elshani për Gazetaolle.com.

Atë që është duke e bërë Nikli, sipas Elshanit është diçka historike dhe nuk e kanë priur të ndodh. “Sigurisht pas gjithë kësaj forme të mirë dhe lojërave të bukura me gjithë ato kushte të vështira që kaluam, kemi ardhur në një situat ku ne nuk jemi vetëm afër titullit, por një historie të re të cilën po e shkruajmë së bashku”, pohoi Elshani, i cili tutje tha se nuk kanë besuar që do të luftojnë për titull pasi që objektivi ishte titulli i kampionit.

Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje Feronikelit do t’i kryente punë vetëm një fitore për të shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit.