Elshani: Jam i kënaqur me lojën e futbollistëve ndaj Gjilanit

Feronikeli po vazhdon të kalojë nëpër një situatë të vështirë dhe është shumë afër rënies nga BKT Superliga.

Gjilani trimfoi me rezultat 3-1 në udhëtim te Nikli që ka zhvilluar një ndeshje të bukur.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri, Faruk Elshani, i cili tha se iu kishte thënë ekipit të tij të mos kenë frikë në ndeshjet e Superligës.

“Sot jam i kënaqur me lojën, iu kam thënë djemve ta largojnë frikën, po vijmë t’u e marrë vetën si ekip, sepse ndeshjen e kaluar janë frikësuar. Sot hynë të pa frikë, pa presion dhe pa të gjitha”, deklaroi trajneri i Feronikelit për ArtSport.

Me këtë fitore Gjilani rikthehet në krye të BKT Superligës, ku ka 39 pikë, një më shumë se Drita në vendin e dytë. Kurse, Feronikeli gjendet në pozitën e fundit me 11 pikë të grumbulluara.

Daja: Udhëtim i vështirë, fati ishte në anën tonë

United merr një fitore të madhe në udhëtim te Leeds