Elshani i lumtur me barazimin ndaj Ulpianës, paralajmëron befasi të tjera nga Nikli

Feronikeli ka arritur të marrë pikë në BKT Superligën e Kosovës pas tetë disfatave të njëpasnjëshme.

Skuadra nga Drenasi ka shkaktuar befasi duke e ndalur Ulpianën në barazim 2-2, në një sfidë ku Ardi Qorri realizoi dy gola për vendasit.

Pikën e fundit që Nikli e kishte fituar në Superligë ishte pikërisht kundër skuadrës lipjanase.

Pas ndeshjes trajneri i Niklit, Faruk Elshani është shprehur shumë i lumtur me barazimin, teksa ka thënë se synojnë të shkaktojnë befasi të tjera.

“Çfarë të them. Ishte një ndeshje ku Ulpiana pati më shumë raste, por djemtë luftuan shumë dhe morën një pikë. Edhe pika e fundit e fituar ishte ndaj Ulpianës. Ulpianës i dëshiroj sukses në të ardhmen, ndërsa neve na mbetet të punojmë”, tha Elshani.

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë të shkaktojmë befasi të tjera për ta bërë sa më interesant këtë kampionat. Besoj që shumica e këtyre futbollistëve do të jenë me ne edhe në Ligën e Parë”, u shpreh trajneri pas ndeshjes.

Feronikeli vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me 12 pikë të grumbulluara.

Dallku pas fitores ndaj Llapit: Kemi luajtur ashtu siç jemi marrë vesh

Rasti për të cilin Arsim Thaçi tha se u dëmtuan me një penallti? A ishte penallti kjo ndërhyrje në Sobowalen (Video)