Elshani: Besojmë në kualifikim, por në derbi mund të ndodhë gjithçka

Nesër Feronikeli dhe Drenica e zhvillojnë gjysmëfinalen e parë në kuadër të Digjitalb Kupës së Kosovës dhe në kampin ‘industralist’ janë shumë optimist për fitore në sfidën e parë.

Kështu shprehet mesfushori Qemail Elshani, i cili megjithatë e vlerëson shumë skuadrën e Tahir Lushtakut.

“Do të mundohemi që ta kryejmë punën qysh në ndeshjen e parë, mirëpo nuk do ta kemi të lehtë sepse jemi duke luftuar edhe për titullin kampion, që për neve është shumë më i rëndësishëm. Do të jetë e vështirë ndaj Drenicës sepse ata kanë një skuadër të mirë dhe në derbi mund të ketë befasi, por besoj që do t’ia dalim”, deklaroi Elshani për GazetaOlle.com.

Gani Sejdiu pritet t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët. Ndeshja që zhvillohet nesër në “Përparim Thaçi”, fillon në ora 16:00.