Elon Musk thotë se bëri shaka se do ta blinte Manchester Unitedin

Sipërmarrësi Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, mohoi të dëshiron të blejë Manchester United, vetëm disa orë pasi në një postim në “Twitter” njoftonte gatishmërinë e tij për të blerë ekipin anglez të futbollit.

“Ishte shaka! Nuk blej asnjë ekip sportiv”,-shkruan Musk në përgjigje të një pyetjeje të një përdoruesi që i tha nëse e kishte seriozisht.

Postimi i tij i parë i bëri deri diku tifozët e “Djajve të Kuq” të ëndërronin për një revolucion të Manchester United, pikërisht në momentin kur ndodhet në një kolaps total rezultatesh.

Megjithatë e gjitha rezultoi të ishte një shaka e një prej personave më të pasur në botë.

Brazil – Argjentinë nuk do të luhet, FIFA dënon dy federatat

Talenti prishtinas në prova te gjiganti kroat