Eliminim i hershëm i Distria Krasniqit nga Evropiani

Distria Krasniqi është eliminuar shumë herët nga Kampionati Evropian i xhudos, i cili po mbahet në Kazan të Rusisë. 

Xhudistja kosovare është eliminuar qysh në rrethin e parë në kategorinë 52 kilogramë, pasi u mund nga spanjollja, Laura Gomez.

Shumë shpejt pritet të garojnë edhe xhudistët tjerë nga Kosova, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Akil Gjakova.