Elbasan Rashani shpërthen në Turqi, shënon dy gola për t’i dhënë tri pikë të mëdha Erzurumit

Elbasan Rashani ka filluar shkëlqimin në futbollin turk.

Sulmuesi kosovar ka realizuar dy gola shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij Erzurumspor në udhëtim te Denizlispor.

Erzurum ishte duke humbur 2-1, por me dy golat e Rashanit në fund triumfuan me rezultat 2-3.

Rashani u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të, derisa realizoi dy gola për shtatë minuta.

Fillimisht vushtrriasi shënoi në minutën e 79-të për ta barazuar rezultatin në 2-2 pas një goditje të saktë nga distanca.

E golin e dytë personal Elba e shënoi në minutën e 86-të pas një bashkëveprimi të mirë me Omolon.

/Gazeta Olle/