Elbasan Rashani shkëlqeu me dy gola ndaj Lyonit, vlerësohet me notë të lartë

Elbasan Rashani ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Lyonit, ku skuadra e tij mori një barazim të artë 3-3.

Sulmuesi i Kosovës ka qenë vendimtar në një tjetër takim për ekipin e tij, kësaj radhe me dy gola të shënuar.

Lyon ishte duke fituar 3-1 nga pjesa e parë, derisa Rashani u fut në lojë në minutën e 69-të të ndeshjes.

Golin e parë personal në këtë takim vushtrriasi e shënoi në minutën e 80-të, një gol i bukur duke paraboluar portierin vendas.

E krejt në fund të takimit, Elba doli përsëri në skenë ku kësaj radhe shënoi me kokë për barazimin 3-3.

Pas ndeshjes faqja e njohur për vlerësimin e lojtarëve, WhoScored e ka vlerësuar sulmuesin e Kosovës me notë shumë të mirë.

Rashani u vlerësua më së larti te skuadra e tij me notën 8.0.

/Gazeta Olle/

Elbasan Rashani trondit Lyonin, futet nga banka dhe shënon dy gola për t’i dhuruar një pikë skuadrës së tij (VIDEO)

Malisheva dhe Dukagjini ndalin Prishtinën dhe Ballkanin – duket se Superliga këtë edicion do të jetë shumë e nxehtë!