Elbasan Rashani realizon tjetër gol në Ligue 1 (Video)

Elbasan Rashani ka gjetur rrugën e rrjetës, i dyti sezonal në Ligue 1 dhe i pari për vitin 2023. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, ka kaluar Clermont në avantazh në transfertën ndaj Angers.

Minuta e 40’, dalje e shpejtë e skuadrës udhëtuese dhe finalizim i thjeshtë për 29-vjeçarin e lindur në Suedi. Avantazh i rëndësishëm për Clermont, që përkohësisht është forcë e tetë në kampionatin francez.

Ky është goli i dytë për sulmuesin dardan, i cili verën e vitit të kaluar u transferua tek ekipi francez nga turqit e Erzurumspor.

Rashani, i cili ka luajtur me kombëtaret e moshave të Norvegjisë (nga U17-U21), debutoi me Kosovën në verën e vitit 2016 (22 ndeshje dhe 4 gola).

Zyrtare: Mudryk transferohet te Chelsea

Hadergjonaj dhe Dresevic realizojnë, dueli mes tyre përfundon pa fitues