El Clasico? Ancelotti kështu iu përgjigjet pyetjeve provokuese të gazetarëve

Carlo Ancelotti ka dalë në konferencë për shtyp, para El Clasicos së nesërme me Barcelonën. Trajneri i Real Madridit iu është përgjigjur gazetërve të shumtë në pyetjet për takimin e nesërm.

 

Sezoni përfundon me treshen: Barcelona dhe Atletico (në Ligën e Kampionëve)…: “Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme, nuk mendoj se është vendimtare ashtu si dy ndeshjet me Atleticon, kjo është një garë tjetër, secila skuadër ka përparësitë e veta, por nuk mendoj se janë vendimtare”.

 

A keni shkuar si i çmendur këtë javë në stërvitje? “Nuk kam qenë i tillë, përgatitem për lojë të mirë, strategjinë, provoj të bëjë atë që na nevojitet”.

 

Messi: “Është i mirë, e gjithë Barcelona janë duke luajtur mirë, kanë cilësi”.

 

Atmosfera: “Për të gjithë ne është ndeshje e veçantë, përballemi me një skuadër të fortë, që vjen në një kohë të rëndësishme, ne jemi përgatitur në mënyrë të veçantë, është ndryshe nga lojërat tjera. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën”.

 

A do të befasoni me taktikën? “Secila skuadër ka stilin e saj të lojës, qëllimi është të vendosim skuadrën mirë, të kundërpërgjigjemi mirë dhe të luajmë lojën tonë, me cilësinë tonë”.

 

Çelësi i fitores: “Të luash mirë në të gjitha aspektet, të kesh personalitet dhe karakter”.

 

Durimi…: “Është pjesë e personalitetit tim, që më ka ndihmuar shumë. Disa njerëz më thonë se durimi im nuk ka limit, por të jesh i ftohtë në kokë, është gjëja më pozitive e të menduarit, vetëbesim total në çerekun e katërt… Ne nuk kemi luajtur mirë, por besimi na ka munguar komplet”.

 

Skuadra fizikisht: “Duke pasur Modriçin dhe Ramosin në lojë, kjo na ndihmon shumë, pjesa tjetër e skuadrës është po ashtu fizikisht mirë, nëse nuk fitojmë nesër nuk është për arsye fizike, por për shkak të kokës”.

 

A është Ronaldo në humor? “Ai ka bërë një javë të mirë, ka stërvitur, dhe është i koncentruar për ndeshjen e nesërme, ndoshta nuk është ‘top’, por ai ka gjithmonë një version të mirë të tij, është i njëjtë dhe nuk ndryshon”.

 

Dallimi mes ndeshjes së parë dhe të dytë me Barcelonën. “Pozita e Neymarit është më e hapur, por mendoj se ata kanë kualitet dhe karakteristika të njëjta”.