Ekspedita e Dardanëve tashmë është nisur drejt Qipros

Ekspedita e Kosovës tashmë është nisur për në Qipro për të zhvilluar përballjen në kuadër të Ligës së Kombeve.

Më 2 qershor, Dardanët do ta luajë ndeshjen e parë të edicionit të ri në garën që starton me sezonin e tretë.

Përmes një komunikate, FFK ka njoftuar se lojtarët dhe stafi teknik janë nisur për në Qipro.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje):

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Qipros, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Me ekspeditën dardane nuk ka udhëtuar Mërgim Vojvoda, i cili për shkak të lëndimit është larguar nga grumbullimi, për të vazhduar me trajtim të lëndimit në klubin e tij. /Telegrafi/

 

Erkand Qerimaj: Të them të drejtën unë luftova për medalje, por ngjyrën nuk e dija

Sonte finalje e madhe e kampionëve kontinental