Ekskluzive: Ylli Ibrahimi mund t’i ketë ditët e fundit te Gjilani

Ylli Ibrahimi është njëri nga mbrojtësit e majtë që ka shkëlqyer këtë edicion te Gjilani dhe Kosova U21.

Me një stabilitet të jashtëzakonshëm në mbrojtje, Ylli tashmë është spikatur nga disa klube evropiane, shkruan Gazeta OLLE.

Duke parë formën e gjilanasit, merkato e janarit pritet të jetë vendimtare rreth të ardhmës së tij.

Ylli u transferua këtë vit nga Drita te Gjilani me urdhër të Ardian Nuhiut i cili e dëshironte te kuqebardhët, dhe sipas gjitha gjasave nga janari mund të mbetet pa lojtarin e tij të preferuar në krahun e majtë.

Mirlind Daku: Dy javë të vështira me terapi, tashmë jam i lumtur

Bledar Devolli e fillon karrierën te Liria, në mënyrën më të keqe të mundshme