Ekskluzive: Ylli bën goditjen e parë, transferon amerikanin Bamforth

Skuadra kampione në elitën e basketbollit kosovar, KB Golden Eagle Ylli ka filluar merkaton pas dy largimeve të rëndësishme si Kastrati dhe Tmusic.

Dy herë fituesit e Art Motion Superliga, kanë bërë një nga transferimet më të mëdha viteve të fundit në basketbollin kosovar.

Scott Douglas Bamford, është pjesë e Suharekasve, raporton ekskluzivisht Gazeta OLLE.

32 vjeçari ka një karrierë fantastike, dhe do të jetë i gatshëm për skuadrën e Adis Besiragic, duke filluar nga garat evropiane.

Bamford në të kaluarën ishte pjesë e Sevilla, Murcia, Bilbao, Dinamo Sassari, Buducnost, Mans Sarthe.

Siç mëson Gazeta OLLE, nga burimet e afërta me klubin, sot mund të bëhet zyrtarizimi i transferimit të parë për edicionin 2022/23 te suharekasit.

/Gazeta OLLE/

Ka një histori shumë të dhimbshme në karrierën e tij, lansohet kënga për Liridon Krasniqin: Qëllimi është të motivohen futbollistët e rinj

Zyrtare: FC Ferizaj nuk ndalet në merkato, nënshkruan me Gentian Eminin