Ekskluzive: Valmir Veliu pritet të transferohet në Turqi, kjo është skuadra që ka fituar garën për yllin llapjan

Ylli i Llapit, Valmir Veliu pritet që karrierën e tij ta vazhdojë në Superligën e Turqisë. 

Burime të Gazetës Olle, të afërta me futbollistin mësojnë se garën për sulmuesin anësor e ka fituar skuadra e Gaziantep.

Ka pasur disa skuadra të interesuara për kosovarin, por që në fund më e sukseshme është treguar Gaziantep.

Nuk dihet nëse skuadra turke do t’i paguaj dëmshpërblim Llapit, apo llapjanët do ta lënë të lirë Veliun për ta realizuar ëndrrën e tij të luaj në një kampionat të fortë në Evropë.

22-vjeçari shihet si njëri nga futbollistët më të mirë në elitën e futbollit kosovar.

Veliu në sezonin e fundit ka zhvilluar 39 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në 16 të tjerë. /Gazeta Olle/

 

Zeka pas nënshkrimit me Gjilanin: Do ta djersis me krenari këtë fanellë

Trepça paralajmëron transferimin e dytë në merkato