Ekskluzive: UEFA vendos, pikët e Beogradit i takojnë Shqipërisë

‘Lufta’ e Beogradit e nisur me 14 tetor të vitit të kaluar ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, ka marrë fund. Shqipëria e ka fituar ‘betejën’ dhe ‘luftën’ me Serbinë.

I mundën në fushë me lojë, i turpëruam me ‘dron’, tashmë po i mundim edhe në ‘tavolinë’. Më në fund, UEFA është treguar korrekte dhe e ka quar drejtësinë në vend.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, ka marrë vendim që ndeshja Serbi – Shqipëri të regjistrohet me rezultat 0:3 në të mirë të shqiptarëve.

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë të UEFA-s për mediat e huaja derisa vendimi do të merret me 17 prill. Ky do të ishte superlajm po mos të ishte sot data 1 prill (dita e gënjeshtrave). Aprilili…