EKSKLUZIVE: Trajneri i Vala Superligës largohet nga skuadra e tij (FOTO)

Befasi e madhe në klubin e Flamurtarit. Trajneri i cili e drejtoi ekipin kuqezi drejt ngritjes në Superligë, Samuel Nikaj, nuk është më pjesë e skuadrës.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht përmes burimeve nga klubi prishtinas, se ai nuk ka arritur marrëveshje me kryetarin e klubit, Imer Ademin.

Palët kanë diskutuar për vazhdimin e kontratës nga ana e shkodranit, mirëpo nuk janë marrë vesh për çështjen financiare.

Në këtë mënyrë, Nikaj është larguar përfundimisht nga Flamurtari.

samuel nikaj

 

Tani drejtuesit e klubit kuqezi janë duke i monitoruar disa trajnerë.

Siç mëson Gazeta Olle, Flamurtari do të vendos për trajnerin e ri gjatë ditëve në vazhdim.

Flamurtari në krye me Nikajn e mbylli sezonin e Ligës së Parë në vendin e parë në tabelë, me pikë të barabarta me Vëllaznimin, por duke u shpallur kampionë falë bilancit më të mirë në ndeshjet direkte.

Pos trajnerit të ri, Flamurtari do të transferojë edhe disa futbollistë në afatin kalimtar.

Nikaj