Ekskluzive: SC Gjilani afër akordit me mesfushorin e njohur nga Kategoria Superiore

Shkodrani Edon Hasani, i cili ka luajtur në disa skuadra shqiptare, dhe ndërkombëtare, karrierën mund ta vazhdoi te SC Gjilani, shkruan Gazeta OLLE.

30-të vjeçari së fundi ishte pjesë e Kastriotit, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e Superligës bullgare dhe rumune.

Pas largimit të Muhamed Useint, skifterët janë duke shikuar për të përforcuar repartin e mesfushës, dhe siç mëson Gazeta OLLE, Hasani te Gjilani është shumë afër të ndodh.

Hasani sezonin 2021/22, e mbylli me tre gola, dhe katër asiste në 28-të ndeshje, duke luajtur si mesfushor shkatërrues.

/Gazeta OLLE/

Tre largime të mëdha nga Malisheva, transferohen te kjo skuadër

E bujshme: Ballkani rivalizon Tiranën për Arlind Ajetin