Ekskluzive: Ndryshon orari i ndeshjeve në elitën e futbollit kosovar, tashmë takimet do të fillojnë nga ora…

Kanë përfunduar nëntë javët e para në Superligën e Kosovës, me Ballkanin, Llapin dhe Dritën klube të cilat në këtë fillim të edicionit kanë bërë startin më të mirë.

Duke filluar nga java e 10-të, ndeshjet në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohen nga ora 13:00, shkruan Gazeta OLLE.

Fillimisht këtë edicion ndeshjet kanë filluar nga ora 17:00, më pas nga ora 15:00 ndërsa tashmë duke parë kushtet që ofrojnë stadiumet tona, është vendosur të fillojnë ndeshjet nga ora 13:00.

Ndeshja e parë pas pushimit të Kombëtareve pritet të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Lirisë, të premtën në Suharekë.

Të shtunën, Gjilani do jetë nikoqir i Fushë Kosovës dhe Feronikeli pret Prishtinën.

Të dielën zhvillohet ndeshja derbi në mes të Llapit dhe Dritës në Zahir Pajaziti, dhe Malisheva me Dukagjinin mbyllin javën e 10-të të futbollit vendor.

/Gazeta OLLE/

Messi udhëheq Argjentinën drejt fitores së radhës ndaj Perusë dhe thyen rekordin e madh

Xherdan Shaqiri në formacionin e javës të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024