Mentor Mazrekaj është larguar nga Laçi pas tre viteve të kaluara te kurbinasit.
Megjithatë karriera e tij nuk do të vazhdoj në Shqipëri, por në Maqedoninë e Veriut.
Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se sulmuesi anësorë ka arritur marrëveshje me kampionin në fuqi FC Strugën.
Të gjitha detajet janë kryer dhe ka mbetur që Struga ta zyrtarizojë sulmuesin prishtinas.
Te Struga veterani do ta gjej trajnerin Shpëtim Duro me të cilin ka punuar te Partizani dhe Laçi.
Kujtojmë që Mazrekaj ishte ndër futbollistët më të mirë në kampionatin shqiptar sezonin e fundit. /Gazeta Olle/