Ekskluzive: Malsor Ajeti drejt Shakhtar Donetskut

Nëse punon me këtë ritëm dhe ka fat, emrin e Malësor Ajetit do ta dëgjoni shumë shpesh në të ardhmen.

Mesfushori i kategorive të reja të Prishtinë dhe i Përfaqësueses së Kosovës U-17, është duke u kërkuar me ngulm nga disa skuadra të huaja.

Futbollisti nga Hajvalia është afër të që transferohet te gjiganti nga Ukraina, Shakhtar Donetsk.

‘Sebep’ për një gjë tillë pritet të bëhet futbollisti dhe menaxheri kosovar, Shpëtim Babaj.

Ky i fundit e konfirmon lajmin ekskluzivisht për Gazetaolle.com. “Shakhtar Donetsk është shumë i interesuar që ta transferojë Malsor Ajetin. Klubi është i interesuar që të nënshkruajë një kontratë afatgjate me të. E kanë parë në disa video dhe janë të njohur për cilësitë e tij. Mund të them se tash e dy muaj, jam duke punuar për këtë transfer”, ka deklaruar Shpëtim Babaj, i cili përpos Kosovës, ka bërë karrierë edhe në shtatë kampionate të huaja, ndër to edhe në Ukrainë.

Tutje, Babaj tha se transferi i Ajetit në Ukrainë, varet nga dokumentacioni i tij. “Djali ka pasaportë të Kosovës. Por, jemi duke punuar që ta gjejmë një zgjidhje”, përfundoi futbollisti i Hajvalisë, Shpëtim Babaj.

Gazetaolle’ merr vesh se Ajeti është duke u kërkuar edhe nga pesë skuadra të njohura si Genku, skuadra e njohur italiane, Atalanta, gjermanët e Eintracht Frankfurt, Hajduku i Splitit dhe Rijeka nga Kroacia si dhe kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu i Korçës. /Olle/