Lorina Mehmeti është njëra nga volejbollistet kyçe në skuadrën e Dritës, e cila po tregon formë të mirë me bardhekaltërit në edicionin 2021/22.
“Fillimisht dua te theksoj se këtë vit Superliga e Volejbollit të Kosovës ka marre plotësisht një nivel tjetër, duke u bërë më sfiduese dhe është krijuar nje rivalitet i madh mes skuadrave, Pikërisht për këtë arsye ne si klub kemi nje motivim më të madh, që edhe pjesën e dytë te sezonës ta perfundojmë në vendin e parë ashtu siç kemi bërë në pjesën e parë”, tha Mehmeti për Gazetën OLLE.
Mehmeti e cila po kalon në një formë të shkëlqyer edicioneve të fundit, është rrëfyer për formën individuale dhe ekipore në një intervistë ekskluzive për Gazetën OLLE.
“Për këtë arsye kam besim që do te kemi një performancë të shkëlqyer dhe qe do e perfundojmë ashtu siç dëshirojme ne .Andaj e vetmja gje qe na mbetet të bëjmë është arritja e objektivave tona dhe ta shijojmë sa më shumë këtë sezon, sepse me te vërtetë është nje sezon ku te gjitha ekipet kanë nje synim te përbashkët”, përfundoi Lorina.
/Gazeta OLLE/