Ekskluzive: Gjilani dhe Ballkani e kërkuan me ngulm, por Drita ia rrëmben nga dora Almir Kryeziun

Ka marrë fund ‘telenovela’ për të ardhmen e Almir Kryeziut.

Sulmuesi këmbëshpejtë ishte në bisedime me Gjilanin dhe Ballkanin, por nuk do t’i bashkohet as ‘Skifterave’ e as ‘Xhebrailave’.

Nën kampioni i Kosovës, Drita ka arritur t’ia rrëmbejë nga dora dy rivalëve të tyre sulmuesin këmbëshpejtë.

Bardhekaltërtit janë futur të fundit në garë dhe menjëherë kanë arritur t’i sigurojnë shërbimet e tij.

Burime të Gazetës Olle të afërta me futbollistin konfirmojnë se ai pritet të prezantohet gjatë orëve të ardhshme nga Drita.

Kësisoj pasi arritën ta fitojnë garën për Muharrem Jasharin me Gjilanin, Drita tani ia rrëmben edhe një objektiv tjetër të madh rivalit lokal.

Almir Kryeziu ishte zbulimi i edicionit të kaluar në Superligën e Kosovës, teksa shkëlqeu me fanellën e Arbërisë. /Gazeta Olle/

Feronikeli merr vendimin e fundit për trajnerin Elshani dhe njofton nëse do të ketë prurje të reja

ZYRTARE: Arbëria prezanton sulmuesin e dytë për sot