Ekskluzive: Foto që tregon bllokimin e merkatos për gjashtë skuadrat kosovare nga FIFA

Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), Gazeta Olle raportoi ekskluzivisht për bllokimin e merkatos së gjashtë skuadrave kosovare nga FIFA. 

Bëhet fjalë për tre klubet e Superligës, Prishtinën, Llapin dhe Drenicën, teksa nga FIFA e kanë pësuar edhe Feronikeli dhe Arbëria nga Liga e Parë dhe Besa e Ligës së Dytë.

Padyshim se “befasi” në këtë mes ishte përfshirja e Llapit, duke e ditur se së fundmi nuk ka pasur ndonjë raportim për parregullsi të çfarëdo lloji te kjo skuadër e Superligës.

Pak minuta pasi publikuam artikullin, i menjëhershëm ishte reagimi i kryetrajnerit të Llapit, Tahir Batatinës, i cili për mediumet kosovare mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke i quajtur gënjeshtra e trillime raportimin tonë.

Gjithsesi përveç Tahir Batatinës lajmi u mohua edhe nga skuadrat tjera që ishin përmendur, por qëllimi i mediumit tonë ka qenë vetëm që t’i informojë lexuesit e vet për bllokimin që kanë marrë këto skuadra nga FIFA.

Siç mund ta shihni në foton më poshtë të siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Olle, duke filluar nga Llapi, renditen gjashtë skuadrat kosovare që momentalisht e kanë të bllokuar merkaton nga FIFA.

Merkato mund t’iu zhbllokohet klubeve shumë lehtë, mjafton vetëm që t’i paguajnë borxhet që kanë ndaj ish-futbollistëve dhe futbollistëve aktual dhe do të mund të regjistrojnë hyrje të reja në klubet.


Si gjithmonë, “Olle” do të vazhdojë me raportime të sakta dhe të paanshme për secilën skuadër vendore. /Gazeta Olle/

Shpëtim Kadriu – Gazeta Olle  

 

Prishtina mposhtet në miqësore nga skuadra e Ligës së Parë

“Askush se do atë tani” – Legjenda e Liverpoolit s’kursehet ndaj Cristiano Ronaldos