Ekskluzive: Flet kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu i cili ka një mesazh për tifozët mitrovicas

Kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu po marshon drejtë finales së tretë në këtë edicion, pas Superkupës, Final Eight dhe tani në Play Offs.

Pas dy ndeshjeve të para, KB Trepça është duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Pejës, duke qenë vetëm një fitore larg pozitës e cila dërgon Minatorët në finalen e madhe të Art Motion Superliga.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën OLLE, Haxhiu tregon për atmosferën dhe motivimin e skuadrës për ta rikthyer titullin në Mitrovicë pas shumë viteve.

” Atmosfera në klub është fantastike, siç po shihet me angazhimin e skuadrës si në lojë ashtu dhe në stërvitje, kemi një harmoni të shkëlqyeshme brenda skuadrës. ndërsa motivimi për të fituar titullin nuk mungon, kjo është arsyja që ne po luftojmë në çdo sekond të ndeshjes ” shtoi fillimisht Haxhiu.

Kapiteni mitrovicas, është një nga më të dashurit e publikut të zjarrtë në Minatori, dhe për këtë Haxhiu ka një mesazh për të gjithë tifozerinë e klubit Trepça.

” Do ju premtoj tifozëve që ne do të mundohemi të japim maksimumin në gjithë ndeshjen, tifozët tanë nuk do t’i zhgënjejmë së paku me angazhim dhe luftë deri në sekondat e fundit për fanelën e Trepçës, fanelë e cila peshon shumë ” përfundoi Haxhiu intervistën për Gazetën OLLE.

/Gazeta OLLE/

Ekskluzive: Debatik Curri flet para ndeshjes me Dritën

Zyrtare: Drita dhe Ardian Nuhiu vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tre vite të tjera