Ekskluzive: Edhe Rama zbulon lëndimin, pritet të mungojë ndaj Armenisë

Një tjetër lajm i keq për Kombëtaren shqiptare. Është Valdet Rama, ai i cili me gjasë nuk do të mund të ndihmojë Shqipërinë në takimin me Armeninë.

Lojtari ka zbuluar në një intervistë eskluzive për Gazetaolle.com, se nuk ka stërvitur tërë javën.

“Unë fatkeqësisht nuk kam mundur të stërvitem tërë javën. Kam stërvitur vetëm një herë, por kam ndier dhimbje, kështu që nesër (e shtunë), do ta provojë edhe një herë”, ka deklaruar Rama për Gazetaolle.com.

Mesfushori i Munich 1860, thotë se lëndimin e ka marrë në ndeshjen e fundit të Bundesligës 2. “Jam lënduar me Aalen. Lëndimin e kam marrë në thembër, ku këmbën e kam të qepur. Kam ndrydhje në të, prandaj edhe kam stërvitur vetëm një herë”, shtoi ai.

ramaa

Me apo pa të, Rama beson se të dielën tri pikët do t’i takojnë Shqipërisë. “Unë jam i bindur që do të fitojmë lojën. Kundërshtari ka një ekip që më pëlqen, kanë disa lojtarë të mirë dhe të shpejtë, kështu që ne duhet të jemi të fokusuar në lojën tonë, nëse e bëjmë këtë ne do të fitojmë lojën”.

Rama, që së fundi ishte në formë të mirë me Munich 1860,  do të jetë mungesa e dytë për Shqipërinë, pas Mërgim Mavrajt. (Gazeta Olle)