EKSKLUZIVE: Shaptahoviq e Shima pranë kthimit te Peja!

Skuadra e Pejës është duke menduar rikthimin e dyshës Samir Shaptahoviq dhe Gerti Shima, në ekip. Fundori Shaptahoviq muaj më parë u largua nga Kosova, për t’i dhënë kështu fund karrierës së tij me basketbollin, por drejtuesit e ekipit pejanë, janë afër t’i ndryshjonë mendjën këtij të fundit.

Burimet e ‘Gazetës Olle’ pranë lojtarit bëjnë të ditur se disa detaje ndajnë Shaptahoviqin, rreth rikthimit në ‘Karagaçi’.

“Samiri ka biseduar me drejtuesit e klubit dhe ata janë duke insituar vazhdimisht që ai të rikthehet në Pejë. Kanë biseduar gjatë për këtë punë dhe mund të them që vetëm disa detaje e ndajnë atë që të rikthehet sërish të luaj basketboll”, zbuloi burimi pranë lojtarit për ‘Gazetën Olle’.

Shaptahoviq nuk do të jetë i vetmi i cili do të kthehet te Peja, pasi me të pritet të vijë edhe alo-qendra shqiptare, Gerti Shima.

‘GazetaOlle’, pa provuar të kontaktoj edhe me zyrtarët e klubit pejanë por një gjë e tillë ishte e pamundur.