Drita ëahtë duke bërë ndryshime të mëdha për sezonin e ri.
Gjilanasit kanë larguar shumë futbollistë deri më tani si Marko Simonovski, Iran Junior, Ekow Mills, Almir Kryeziu, Hamdi Namani, Ilir Blakcorri, Tun Bardhoku dhe kapiteni Ardian Limani.
E për ta zëvendësuar kapitenin e larguar në qendër të mbrojtjes, Drita pritet ta afrojë një emër të madh.
Në fakt gjilanasit kanë kontaktuar qendërmbrojtësin Egzon Bejtullahu që ka shkëlqyer me fanellën e Shkëndijës së Tetovës.
Gazeta Olle mëson se palët kanë pasur kontaktet e para dhe Bejtullahu do të jetë i lirë më 30 qershor.
29-vjeçari po i shqyrton ofertat, pasi përveç Dritës interesim për të ka edhe nga disa skuadra evropiane.
Kujtojmë që Bejtullahu është reprezentues i rregullt i Përfaqësueses së Maqedonisë A, ku ka luajtur dy vite më parë edhe në Kampionatin Evropian. /Gazeta Olle/