Ekskluzive: Drita bën një tjetër goditje të madhe, Tun Bardhoku pritet t’i bashkohet gjilanasve

Drita ka vazhduar me përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar veror.

Një tjetër emër që pritet t’i bashkohet gjilanasve është ai i Tun Bardhokut.

Mbrojtësi është larguar nga Prishtina dhe ka arritur marrëveshje me Dritën.

Gazeta Olle mëson se Bardhoku ka arritur marrëveshje me bardhekaltërtit dhe së shpejti pritet zyrtarizimi.

Bardhoku është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Kosovë, teksa luan në disa pozita në mesfushë, por më së miri i mbulon atë të qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të majtë.

/Gazeta Olle/

Messi arrin në Paris, çmenduri nga tifozët e PSG-së (Video)

Zyrtare: Arago Jamal largohet nga Drita, klubi e përshëndet dhe i uron fat