Ekskluzive: Drita bën goditjen e parë për edicionin e ri, nënshkruan mesfushori i huaj me bardhekaltërtit

Afati kalimtar veror në futbollin kosovar pritet të jetë shumë i nxehtë.

Shumë skuadra synojnë të bëjnë përforcime të mëdha për t’i arritur objektivat, pasi gara për titull pritet të jetë e ashpër edicionin e ardhshëm.

Njëra nga skuadrat më të mëdha në futbollin kosovar, Drita ka bërë tanimë goditjen e parë për edicionin e ri.

Mesfushori brazilian, Iran Junior shkëlqeu te Ulpiana dhe burimet e Gazetës Olle kanë konfirmuar se ai tanimë mund të konsiderohet si një futbollist i ri i Dritës.

26-vjeçari ka nënshkruar tanimë me Dritën që ka fituar garën me disa ekipe tjera nga kampionati kosovar dhe ai shqiptar që ishin interesuar për brazilianin.

Iran Junior ka qenë futbollisti kryesor këtë edicion i Ulpianës, me disa gola të bukur dhe asistime fantastike.

Ish-anëtari i Teutës së Durrësit dhe Besës së Kavajës shënoi pesë gola dhe asistoi në pesë të tjerë këtë edicion me fanellën e Ulpianës.

Braziliani tanimë ka nënshkruar me gjilanasit dhe prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme. /Gazeta Olle/

(VIDEO) Nis me luftë finalja, dëmtohet në kokë lojtari i Eintracht

Koha kur Partizani ndalte Feyenoord, rrëfehet Starova për ndeshjen historike