Ekskluzive: Drita bën goditjen e madhe, transferon sulmuesin që ka luajtur në Superligën e Portugalisë

Drita ka vazhduar me transferime dhe i radhës pritet sonte eventualisht nesër.

Goditja e madhe e Dritës është sulmuesi me prejardhje nga Cape Verde, Erson Stiven Dias Costa i njohur si Kukula.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se lojtari do të arrijë sonte në Kosovë dhe prezantimi i tij do të vije gjatë orëve të ardhshme ose gjatë ditës së nesërme.

30-vjeçari ka luajtur për skuadrat portugeze si Feirense, Martimo, Vizela, Leixoes dhe SC Covliha.

Ndërkohë ka pasur edhe një aventurë dy vjecare në Bullgari me skuadrën Beroe.

Te gjilanasit Kukula pritet të jetë zëvendësuesi i maqedonasit Marko Simonovski i larguar në fund të sezonit. /Gazeta Olle/

Baras në Torshavn pas 45 minutave të parë

Kristjan Asllani realizon gol të jashtëzakonshëm, Shqipëria rikthen epërsinë