Ekskluzive: Dorëhiqet Ismet Munishi

Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i Hajvalisë. Ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga skuadra nga paralagjia e Prishtinës, raporton Gazetaolle.com. Kryesia ia ka pranuar dorëheqjen. “E kam premtuar titullin dhe nuk e kam realizuar për këtë arsye po largohem. Dua që t’i falënderojë të gjithë për përkrahjen e në veçanti drejtorin Xhavit Pacolli, bashkëpuntorët e mi Emin Bajrami e Agim Maliqi, dhe dua t’i falënderojë lojtarët për përkrahjen”, ka thënë Ismet Munishi për Gazetolle.com.