Ekskluzive: Debatik Curri flet para ndeshjes me Dritën

Prishtina nuk është duke kaluar në momente aspak të mira në këtë edicion, skuadra bardhekaltër akoma nuk e ka siguruar pozitën e cila nuk i dërgon në Play Out.

Skuadra më e trofeshme kosovare është në një moment aspak të mirë, ku në ndeshjet e fundit kanë mbetur pa trajnerin boshnjak, Ibrakovic i cili besohet se është larguar nga klubi pa paralajmëruar.

Lexo po ashtu:

Trajneri boshnjak largohet pa paralajmërim nga Prishtina

Për atmosferën brenda klubit, dhe rikthimin e Prishtinës në majat e futbollit kosovar, flet Debatik Curri në një intervistë ekskluzive për Gazetën OLLE.

” Atmosfera është shumë e mirë, ne duhet t’i përfundojmë dhe ndeshjet të cilat na kanë mbetur, më pas me mbarimin e sezonës, do vendos kryesia se si do të duket sezona e re” shtoi fillimisht Curri.

Shpresa e Currit është se në vitin tjetër, skuadra e Prishtinës do të ketë rezultate më të mira, dhe performanca të kampionit gjatë gjithë sezonës.

” Unë shpresoj se Prishtina sezonën tjetër do të jetë shumë më e fuqishme, dhe do të luftojmë përsëri që ta rikthejmë titullin kampion në kryqytet ” përfundoi Debatik Curri.

/Gazeta OLLE/

 

 

 

 

Orges Shehi flet përsëri rreth kontratës me Tiranën

Ekskluzive: Flet kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu i cili ka një mesazh për tifozët mitrovicas