Ekskluzive: Blinera Jaha flet për finalen KV Drita – FER Volley

Skuadra e Dritës është duke udhëhequr 2-1 pas tre ndeshjeve të para, në finalen e madhe të volejbollit kosovar në konkurencën e femrave.

Të ejten me fillim nga ora 20:15 në palestrën e sporteve ‘Bill Clinton’- Ferizaj do të zhvillohet ndeshja e katërt finale.

Një nga lojtaret më të mira në vendin tonë, në një intervistë ekskluzive për ‘Gazetën OLLE’ tregon se sa shumë vlerë ka kjo finale, në aspektin individual dhe atë ekipor.

“Emocionet gjithmonë janë prezente kur ka të bëj me ekipin me te cilin fitova shume trofe, ekip në të cilin mora hapat e parë ne sport, mesova te luaj volejboll dhe u rrita gradualisht si sportiste. Edhe në intervistat tjera e kam theksuar se largimi nga KV.Drita ishte vetem nje ndryshim per veten time dhe perditshmerin time” shtoi fillimisht Jaha.

Gjithashtu Jaha tregon për atmosferën fantastike në klubin nga Ferizaj, dhe besimin e plotë që kanë në rikthimin e rezultatit në finalen e madhe.

Atmosfera në skuadrën e Fer-Volley është jashtëzakonisht entuziaste,vajzat janë në formë shumë të mirë, Rikthimi është i padiskutueshëm se sporti din te na dhuroi befasi” Përfundoi Blinera intervistën.

/Gazeta OLLE/ 

Më lër të të pres penalltinë sepse kam nusen në stadium”, kërkesa e çuditshme ndaj Neymar

Nga një futbollist premtues që veshi fanellën e Kosovës në majat e CS:GO – ky është ish-futbollisti që tani është pjesë e BNE